Please enter at least 3 characters.

MPJ-ja pret në takim të dërguarin gjerman, Haindl

2016/06/Poposki-Haindl.jpg

I dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl, është takuar me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Poposki, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton MPJ-ja, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth përparimit të tejkalimit të krizës politike, dhe drejtimit kah reformat parësore dhe kyçe, për raportin e radhës të shtatorit, të Komisionit Evropian (KE), si edhe ruajtja e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim./Telegrafi/