MPJ i kërkon Prokurorisë të lëshoj urdhër arrest ndërkombëtar ndaj bashkëpunëtorit të Ivica Daçiq
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të lëshojë urdhër arrest ndërkombëtar ndaj Vladimir Cizelj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Cizelj përmes aktivitetit kriminal ka treguar fytyrën e vërtetë të diplomacisë serbe.
Postimi i plotë:Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj. Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës. Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit.Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimevë të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit. /Telegrafi/


