Please enter at least 3 characters.

MPJ e Shqipërisë njeh Manastirin si Bitola

2016/01/f.0930231031919_m.jpg

Termi 'Bitola' është publikuar në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, raporton Balkanweb.

“Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartasi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian”, thuhet komunikata e MPJ-së.

Lidhur me këtë emërtimi ka reaguar shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir, e cila ka kërkuar urgjentisht korrigjimin e këtij emërtimi. Lajmi ka nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale. Manastiri njihet nga shqiptarët si një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të kulturës shqipe gjatë shekullit të kaluar.

Lidhur me emërtimet e toponimeve shqiptare, kohë më parë Qeveria Shqiptare pranoi ndryshimin e emrave të komunave dhe vendbanime në pjesën e kufirit me Maqedoninë, ku sidomos komunës Liqenas i`u ndërrua emri dhe u vendos emërtimi sllav Pustec, pas kërkesave të partisë minore të përfaqësuar nga maqedonas të kësaj zone kufitare.

Pas reagimeve, në deklaratë është vënë emërtimi në shqip; “…rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Manastir- Elbasan ( Bitola-Elbasan), mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve”. /Telegrafi/