Please enter at least 3 characters.

MPJ e Maqedonisë i dërgon një demarsh me gojë ambasadorit bullgar Radukov për përdorimin e termit "maqedonas të veriut"

2016/07/MPJ.jpg
MPJ e Maqedonisë
MPJ e Maqedonisë

Ambasadorit bullgar në RMV, Zhelazko Radukov iu paraqit sot me një demarsh me gojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për përdorimin e termit "maqedonas i veriut", konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Sot, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhelazko Radukov, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas informacionit nga Ministria.

Në takim, shtojnë ata, iu drejtua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Vesisllava Petrova Çamova, e cila në deklaratën e saj dje gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian përdori një mbiemër të papërshtatshëm dhe të pasaktë të nxjerrë nga emri i vendit tonë, duke përdorur shprehjen "partnerë të maqedonasve të veriut".

Ministri Timço Mucunski dje mohoi se kishte pasur një takim dypalësh me Ministren e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Vesisllava Petrova Çamova, duke sqaruar se ishte një shkëmbim i shkurtër fjalësh në margjinat e një eventi.

Ai gjithashtu reagoi ndaj përdorimit të termit "maqedonas të veriut" në deklaratën e ministres bullgare, duke e përshkruar atë si të pasaktë dhe të papërshtatshme./Telegrafi/