Please enter at least 3 characters.

Mourinho zgjedh formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve, lë jashtë Ronaldon

2019/06/GettyImages-1069812240.jpg
290:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 08: Jose Mourinho, Manager of Manchester United celebrates his sides second goal during the Premier League match between Manchester United and Fulham FC at Old Trafford on December 8, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho aktualisht nuk është duke drejtuar ndonjë skuadër pas largimit nga Manchester United.

Por tekniku portugez është në cilësinë e analistit në televizionin Bein Sports ku ka analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Pas triumfit të Liverpoolit në finalen e Madridit, Mourinho ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të këtij sezoni.

Natyrisht që shumica e lojtarëve janë nga kampionët e ri të Evropës, Liverpooli.

Jose Mourinho. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Gjashtë futbollistë janë nga Liverpooli, tre nga Ajaxi, një nga Barcelona dhe një tjetër nga Tottenham Hotspur.

Në formacionin më të mirë të sezonit sipas Mourinhos, bie në sy mungesa e bashkëkombësit të tij Cristiano Ronaldo.

Formacioni i sezonit në Ligën e Kampionëve sipas Mourinhos:

Alisson, Alexander – Arnold, Van Dijk, De Ligt, Robertson, De Jong, Eriksen, Van de Beek, Salah, Messi, Mane. /Telegrafi/