Please enter at least 3 characters.

​Mourinho, ‘takim të fshehur’ me Balotellin

2016/08/mou-balo-e1471760023414.jpg

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho gjatë këtyre ditëve ka biseduar me sulmuesin e Liverpoolit, Mario Balotellin.

Italiani, i cili sezonin e kaluar luajti tek AC Milani si huazim nga ‘Reds’, është në kërkim të një klubi të ri.

Sipas mediave italiane, Mourinho e Balotelli të cilët kanë punuar një kohë shkurtër tek Interin, kanë mbajtur një ‘takim jozyrtar’ gjatë ditëve të fundit.

Thuhet se tekniku portugez i ka thënë Balotellit se ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij në qoftë se dëshiron të ketë suksese dhe të tregoi potencialin që posedon ish-sulmuesi i Manchester Cityt.

Raportohet se në këtë takim nuk është biseduar rreth kalimit te lojtarit tek Manchester Unitedi.