Please enter at least 3 characters.

Mourinho shpërthen pas humbjes duke akuzuar gjyqtarin: Ajo ishte një penallti vetëm për një tifoz të Arsenalit

2021/03/Post-Image-1-1.jpg
528:"Arsenal v Tottenham Hotspur - Premier League - Emirates Stadium Tottenham Hotspur manager Jose Mourinho on the touchlineduring the Premier League match at Emirates Stadium, London. Picture date: Sunday March 14, 2021. EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xDanxMullanx 58608026
22:"imago images/PA Images

Arsenali ka fituar derbin e Londrës ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje fantastike të zhvilluar në Emirates Stadium.

Topçinjtë fituan me përmbysje 2-1, në një sfidë që Erik Lamela kaloi mysafirët në epërsi para se Martin Odegaard të barazonte në pjesën e parë dhe Alexandre Lacazette të shënonte nga penalltia për 2-1.

Por pas ndeshjes ka pasur akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes Michael Olivier për penalltin e akorduar në të mirë të Arsenalit.

Trajneri portugez i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho pas ndeshjes deklaroi se VAR nuk kishte ndërhyrë pasi gjyqtari ka thënë se e ka parë qartësisht penalltinë.

“Gjyqtari ka thënë se ka parë qartësisht pamjet dhe VAR nuk desh të ndërhynte. Nga pankina kisha vetëm një ndjesi, isha shumë larg, por pastaj i pashë edhe një herë pamjet në fund të ndeshjes", tha Mourinho.

Tutje portugezi ka deklaruar se nëse dikush mendon se ajo ishte penallti është një tifozë i Arsenalit.

"Puna e gjyqtarëve ndonjëherë nuk është e thjeshtë, por nëse dikush mendon se ajo është një penallti, duhet të jetë detyrimisht një tifoz i madh i Arsenalit".

"Vetëm kështu do ta pranoja një opinion të tillë, episodi më duket aq i qartë", ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes.  /Telegrafi/