Mourinho pranon se ka qenë i bezdisshëm dhe dembel si lojtar: Po ta kisha një futbollist si unë, nuk do ta inkuadroja dhe do ta ofroja falas
06/03/2020
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka pranuar se si lojtar ka qenë i bezdisshëm, është ankuar shumë dhe ka qenë dembel, dhe se do ta kishte shumë të vështirë që të ishte trajner i një lojtari si ai. Ish-asistent trajneri i portugezit, Baltemar Brito, ka folur për qëndrimin e Mourinhos gjatë kohës kur ishte lojtar. Ndërsa 57-vjeçari nuk i ka kundërshtuar pohimet e tij. Kut është pyetur nëse përshkrimi i qëndrimit dhe sjelljeve të tij ka qenë i vërtetë, ai është përgjigjur: “Unë si lojtar, korrekt, absolutisht korrekt”.
Përgjigja e tij ka nxitur të qeshura te të pranishmit, ndërsa gazetari ka vazhduar me pyetjet shtesë:


