Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Nuk dua të bëhem trajner i kombëtareve njëherë, ka shumë favorit në botëror

2018/05/JoseMourinho-2.jpg
130:" during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on December 2, 2017 in London, England.
18:"Laurence Griffiths

Jose Mourinho ka folur për Kampionatin Botëror duke i bërë një analizë dhe duke i zgjedhur favoritët.   

Ai madje ka thënë se nuk e ka ndërmend ta drejtojë një kombëtare aktualisht, pasi kërkon emocion.

“Nuk e ndiej aspak lodhjen e punës së përditshme. Mendoj se do të vazhdoj të punoj trajner në klube, sepse kam nevojë për ndeshjet e çdo jave dhe stërvitjet e përditshme. Do të thosha se nuk e ndiej fare lodhjen”.

“Lojtarë të tillë si Messi dhe Ronaldo janë kaq të fortë sa i bëjnë më të mira skuadrat respektive, përkundër sa janë të vërtetë. Prandaj, mendoj se Argjentina dhe Portugalia do të bëjnë mirë”.

“Brazili, falë trajnerit Tite, do të luajë mirë taktikisht, duke i besuar edhe talentit natyral të brazilianëve. Edhe “Selecao” duhet marrë në konsideratë”.

“Nga skuadrat evropiane, Spanja është shfaqur shumë e fortë në kualifikuese, ka një përzierje të eksperiencës dhe cilësisë”.

“Por kurrë nuk i dihet, në Botëror gjithmonë shfaqet një skuadër surprizë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/