Please enter at least 3 characters.

Mourinho ia gjen një punë të re Giggsit te United

2016/05/30F3072700000578-0-Jose_Mourinho_has_told_friends_it_is_a_done_deal_that_he_will_be-a-24_1455104530688.jpg
27:"© Man Utd via Getty Images

Jose Mourinho pritet të merr drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit.

Pas shkarkimit të trajnerit holandez, Louis Van Gaal, Djajtë e Kuq priten të emërojnë portugezin në krye të shtabit teknik portugezin.

Por, Mou nuk do të vjen i vetëm në skuadër pasi që me të do të vjen edhe stafi teknik i tij, e cila do të bëjë që legjenda e klubit, ndihmës-trajneri aktual te United, Ryan Giggs të mos ketë vend në ekip, transmeton Telegrafi.

Si pasues i Giggsit do të jetë asistenti i portugezit Rui faria, i cili edhe në të kaluarën ka punuar me Moun.

Mediat kanë raportuar se Giggs mund të bëhet drejtor teknik i skuadrës, por me kompetenca të vogla.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, pasi që një pjese e lojtarëve është raportuar se janë kundër angazhimit të ish-trajnerit të Chelseat dhe Real Madridit. /Telegrafi/