Please enter at least 3 characters.

Mourinho i gatshëm të drejtojë Bayernin

2019/11/mourinho-2.jpg

Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Bayern Munichut, pas shkarkimit të Niko Kovacit.

Bavarezët e shkarkuan trajnerin kroat pas rezultateve të dobëta, sidomos humbja 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit ishte arsyeja kryesore.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, portugezi është më favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

Mourinho thuhet t’i ketë shikuar disa ndeshje radhazi të kampionit të Bundesligës, në mënyrë që të përgatitet menjëherë për punën.

Në listën e Bayernit janë edhe emra si, Massimiliano Allageri, Arsene Ëenger, Erik ten Hag dhe Maurichio Pochettino. /Telegrafi/