Please enter at least 3 characters.

Mourinho i bën dhuratë Interit një lojtar

2016/10/mou-1-e1477244154248.jpg

Ardhja e Stefano Piolit në bankën e Interit mund të bëjë që klubit të futet në afatin kalimtar të janarit fuqishëm.

Flitet që një kohë të gjatë për Martin Caceres, por uruguaiani ka një pagë shumë të lartë dhe për më shumë vjen nga një dëmtim i rëndë, që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave.

Kështu emri më i mirë që përflitet është ai i Matteo Darmian, të cilën Mourinho e ka vënë në listën e të padëshirueshmeve.

Interi është gati të hyjë në bisedime dhe të kërkojë huazimin e tij në muajin janar.

Dhe transferimi në janar duket se nuk rëndon aspak në buxhetin e Interit, sigurisht edhe me ‘bekimin’  e Mourinhos, për t’a liruar.

Por sipas mediave italiane, Darmian ka një konkurrent dhe ky është Alex Vidal, i cili mund të lirohet në janar nga Barcelona.