Please enter at least 3 characters.

Mourinho e do Godinin në janar

2018/11/Godin-Atletico.jpg
290:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 10: Diego Godin of Atletico de Madrid celebrates scoring their third goal during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Athletic Club at Wanda Metropolitano stadium on November 10, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Godin ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës angleze Manchester United.

Djajtë e Kuq nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në Ligën Premier, pasi janë larg pritshmërive dhe katërshes.

Trajneri Jose Mourinho disa herë ka deklaruar se është i pakënaqur me fondin e lojtarëve e sidomos me mbrojtësit.

Portugezi ka theksuar se skuadrës së tij i nevojiten përforcime në repartin e qendër mbrojtjes.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Mourinho është gati të përtërijë interesimin për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin.

Ekipi nga Old Trafford thuhet se është gati të shpenzojë 20 milionë funte për shërbimet e mbrojtësit uruguaian me përvojë të madhe.

Një alternativë tjetër më e lirë në rast dështimi në afatin e janarit, llogaritet mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill.

Në anën tjetër, mbrojtësit që shihen për periudha afatgjata janë Milan Skriniar, Kalidou Koulibaly dhe Harry Maguire. /Telegrafi/