Mourinho: City të dënohet me pikë jo me para
01/05/2015
Numri një i liderit të Premierligës, është kundër një dënimi nga FIFA për ‘FAIR PLAY financiar’, me para pasi mendon që nëse do të dënohen me pikë skuadrat atëherë do të ishin më të kujdesshme.
“Është diçka shumë e pandershme, të gjobitësh me 49 milionë funte Manchester Cityn. Fair Play duhet respektuar dhe nuk mund të kalohet me një gjobë. City-t i duheshin hequr pikë, vetëm ai është dënim që dhemb”.
“Nëse ata kanë miliona euro për të shpenzuar në blerje lojtarësh, nuk i vret shumë një gjobë, ndërsa heqja e pikëve u ndryshon sezonin”.
“Chelsea nuk do t’i thyejë kurrë rregullat, sepse Roman Abramovich dëshiron të jetë në rregull, të mos marrë asnjë gjobë, ndëshkim apo kritikë”, tha Mourinho. /Telegrafi/


