Please enter at least 3 characters.

Mourinho bën shaka: De Gea, portieri im i tretë më i mirë

2017/12/GettyImages-884531044.jpg
252:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks on during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on December 2, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka bërë shaka me gazetarët për performancën e David De Geas ndaj Arsenalit.

Portieri spanjoll hyri në histori duke bërë 14 pritje që shpëtuan ekipin e tij ndaj Arsenalit.

Dhe, Mourinho për gazetarët u mundua të shuajë entuziazmin, duke thënë se ai mbetet portieri i tij i tretë më i mirë.

"A kam punuar me portier më të mirë? Po, Romero. sepse ai luan ndaj CSKA-së dhe portieri im është më i miri në botë. Kështu që, tani për tani De Gea mbetet i treti më i miri".

"Romero është numri një, Joel numri dy dhe David është i treti", theksoi Mourinho.

Sidoqoftë, në fund, Mou lëvdoi formën e De Geas i cili po performon mirë.

"Shumë mirë. Shumë, shumë mirë. Gjithë sezonin shumë mirë", përfundoi portugezi. /Telegrafi/