Moti sot, vranët dhe me diell
Foto: Arkiv
20/03/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 9 deri 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes 1-5m/s. /Telegrafi/


