Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoni

2019/01/veshtersit-nga-bora-ne-rruge-dhe-trotuare-foto-Ridvan-Slivova-15.jpg
14:"Ridvan Slivova

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell, por i ftohtë dhe do të fryjë erë mesatare. Gjithashtu do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe mundësi për reshje të borës në pjesën veriperëndimore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -9 deri në -3, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -3 deri në 4 gradë celcius në disa vende.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje të dobëta të borës në pjesën perëndimore të vendit./Telegrafi/