Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Kosovë, temperaturat do arrijnë deri në 30 gradë

2020/05/moti-me-diell.jpg

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbretëroj mot me diell. Mot me diell pritet të mbajë edhe gjatë së shtunës dhe të dielës.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizim ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.