Please enter at least 3 characters.

Moti sot me vranësira dhe reshje bore pasdite

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Po ashtu, në njoftim thuhet se do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes.

"Pasdite vranësirat mund të intensifikohen dhe të sjellin reshje bore", njofton IHMK.

Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 3- 6°C. /Telegrafi/