Please enter at least 3 characters.

Moti sot me ngrica dhe intervale me diell

2022/01/ngrica.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do ketë mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/