Please enter at least 3 characters.

Moti për fundjavë në Maqedoni

2018/07/mot-me-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-euml_hd-1200x630-e1532409628218.jpg

Nga DPHM njoftojnë se deri të shtunën do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperaturë mbi mesatare, ndërsa të shtunën do të ketë erë të fortë jugore.

Pasditen e së shtunës dhe në orët e natës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, në formë stuhie me reshje intensive shiu.

Nga e diela do të vijojë mot më i freskët me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor./Telegrafi/