Please enter at least 3 characters.

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat maksimale do të lëvizin deri 30 gradë Celsius

2020/10/moti-ne-kosove_2973-780x439-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë  mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Po ashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Telegrafi/