Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë Celsius
27/06/2025
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.
Era me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.
Deti - Valëzimi 1-3 ballë. /Telegrafi/


