Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 36 gradë

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/