Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 26 gradë
25/04/2026
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/


