Please enter at least 3 characters.

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 26 gradë

2024/04/Sheshi_shi.jpg

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende - vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23- 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/