Please enter at least 3 characters.

Moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoninë e Veriut

2018/07/mot-me-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-euml_hd-1200x630-e1532409628218.jpg

Moti nesër para dite do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje lokale të shiut dhe breshër, deklarojnë nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë.

Nga pjesa veriperëndimore e vendit do të fryjë një erë e lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri më 19 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri më 34 gradë celsius.

Sipas EHM-së deri ditën e mërkurë moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe breshëri./Telegrafi/