Please enter at least 3 characters.

Mot vjeshtor në Kosovë - vazhdojnë reshjet

2023/05/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Dita e sotme (e diel) ka nisur me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës sot do të ketë edhe diell.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante me ditët e fundit.

Sipas institutit, temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 16 dhe 18 gradë Celsius.

Mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji./Telegrafi/