Please enter at least 3 characters.

Mot sot, relativisht ngrohtë

2020/10/moti-ne-kosove_2973-780x439-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot relativisht i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.

Ndërsa, kushtet agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi. /Telegrafi/