Please enter at least 3 characters.

Mot me shi në Shqipëri

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 34 gradë
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 34 gradë

Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

SHMU njofton tutje se prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/