Mot me diell, vende-vende riga shiu e shkarkime rrufesh
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
27/08/2024
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/


