Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, gjatë pasdites priten riga shiu e shkarkime rrufesh

2024/07/te-nxehtit-vapa-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/