Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/