Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët dhe me reshje shiu

2020/10/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s. /Telegrafi/