Please enter at least 3 characters.

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, shi dhe erë e lehtë

2020/07/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5-1.jpg

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Do të fryjë erë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/