Please enter at least 3 characters.

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 33°C

Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë moti kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Vranësira të pakta deri mesatare do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale pritet të jenë nga 12–16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 29–33 gradë celsius, raporton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekond.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, por gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, temperaturat e larta mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, sidomos në zonat e ulëta.

Ndërsa moti i ngrohtë dhe kryesisht i thatë do të favorizojë pjekjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisë kërkesën për ujë. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës, veçanërisht në kulturat që ndodhen në fazat e zhvillimit aktiv.

Ndërkaq, indeksi UV mbetet shumë i lartë (6–8) gjatë orëve të mesditës. Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur ndaj rrezatimit diellor.

Ndërkohë, temperatura të larta priten edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit. /Telegrafi/