Mot i kthjellët, temperaturat deri në 5 gradë
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
05/02/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHK njofton se vranësira parashihen në relievin malor.
Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C.
Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/


