Please enter at least 3 characters.

Mori kredi prej 149 mijë denarë me letërnjoftim të huaj, policia me kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit

2024/12/denari-rroga.jpg
Paga mesatare neto për muajin dhjetor ishte 46.889 denarë
Mashtrohet një 83-vjeçare në Shkup, i merren 50 mijë denarë

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër N.Xh. (34) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i të dhënave personale” dhe “mashtrimi gjatë marrjes së kredisë ose ndonjë përfitimi tjetër”.

Siç njoftojnë nga MPB, më 30.09.2025, në një banesë në Negotinë, i denoncuari ka fotografuar letërnjoftimin e një personi dhe pa pëlqimin e tij, në emrin e tij ka aplikuar dhe i është miratuar kredi nga një shoqëri financiare, pas çka ka tërhequr 149.000 denarë.