Please enter at least 3 characters.

Morena Taraku pozon gjysmë e zhveshur nga pishina

2020/06/Screenshot_5-39.png

Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të sjellë imazhe e video të ndryshme në rrjetet sociale.

Në koleksionin e saj, nuk mungojnë as pozat atraktive dhe provokuese duke vënë në fokus linjat e bujshme trupore.

Një të tillë e ka publikuar edhe sot (e hënë), në të cilën shfaqet e mahnitshme gjysmë e zhveshur nga pishina.

Modelja shqiptare ditët e nxehta është duke i kaluar pranë shtëpisë së saj luksoze, ku thuajse çdo ditë ka ndarë me fansat pamje të mrekullueshme.

Në këtë fotografi, Taraku shfaqet e shtrirë duke mbajtur gjoksin me duar dhe në fokus siç shihet ka vënë asetet e formësuara.

Ndërkohë, komplimentet krahas imazhit ishin të shumta përfshirë këtu edhe komentet pozitive të kolegëve të saj.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Morena ndryshe ka paralajmëruar projekte të reja muzikore që pritet të lansohen ditëve në vijim. /Telegrafi/