Morena Taraku “i nxeh” fansat (Foto)
07/04/2015
Morena Taraku ka vendosur ta fillojë këtë ditë të ftohtë me një provokim “të nxehtë” për fansat e saj.
Bukuroshja kosovare ka postuar një foto shumë “hot” në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.
Ajo shfaqet me të brendshme të zeza (monokini) të ngjitura poshtë e lartë, me këmbët që ekspozohen përmes çorapeve shumë seksi në formë rrjete dhe një palë çizme me taka të gjata deri në gju.
Derisa disa i kanë dhënë komplimente për dukjen, shumica e fansave e kanë kritikuar për këtë pozë.
Morena më pas e ka fshirë fotografinë, së bashku me komentet. /Telegrafi/


