Please enter at least 3 characters.

Morales: Amerikanët e helmuan Chavezin

2016/01/f.0310164443572_m.gif

Lideri bolivian tha se do të kryhen hetimet e hollësishme për vdekjen e Chavezit, në mënyrë që të përcaktohet saktë shkaku i vdekjes, gjë të cilën e paralajmëroi edhe Qeveria e Venezuelës, raporton ditorja meksikane "El Universal".

"Perandoria - pra Shtetet e Bashkuara - i ka të gjitha mjetet për të planifikuar aktivitetet për të përmbysur qeveritë, liderët, lëvizjet shoqërore që janë në kundërshtim me kapitalizmin. E, kur ata dështojnë në fitore, Perandoria merr për detyrë për t'i dhënë fund jetës së një udhëheqësi", tha Morales.

Chavez vdiq të martën në moshën 58 vjeçare, në Spitalin Ushtarak të Karakasit, pas një beteje gati dyvjeçare me kancerin. /Telegrafi/