Momenti kur raketa ukrainase fluturon mbi kokën e valltares ruse në Krime: Është koha të largohemi nga ky vend
Ky është momenti kur raketa e sistemit raketor të forcave ukrainase, fluturon mbi kokën e një valltareje ruse – e cila u largua nga Krimea e okupuar nga Kremlini – pasi ukrainasit së fundmi besohet se kanë shpeshtuar sulmet atje.
Gruaja e identifikuar si Dasha, është banore lokale në Yevpatroiya, ku së fundmi po zhvillohen luftime të ashpra mes dy palëve, transmeton Telegrafi.
Kjo video është e fundit në serinë e shumë tjera – ku një ditë më herët komanda e marinës ruse në Gadishullin e Krimesë u sulmua me dronë kamikazë të ushtrisë ukrainase.
Madje në videot amatore shihej duke dalë tym i zi, pavarësisht se sistemi mbrojtës kundërajror i rusëve tentonte t’i rrëzonte.
Sulmet i ka konfirmuar edhe guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, i cili në llogarinë e tij në Telegram tha se për fat të mirë asnjë dron i ushtrisë ukrainase nuk është rrëzuar nga rusët. /Telegrafi/


