Momenti kur ndodhi një rrëshqitje masive dheu pranë një stacioni karburantesh në Kajro - dy të lënduar, u 'gëlltiten' dy dyqane tregtare
Dy persona u plagosën pasi një shembje toke goditi një stacion karburanti në Kajro të Egjiptit të shtunën në mbrëmje.
Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është shkaktuar shembje e plotë të dy dyqaneve tregtare.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan për incidentin pas raportimeve për një “fundosje të papritur” pranë një stacioni karburanti, duke nxitur dërgimin e ekipeve të shpëtimit në tokë dhe njësive të mbrojtjes civile në vendngjarje.
Inspektimet fillestare zbuluan se shembja ndodhi brenda stacionit, duke arritur një thellësi prej rreth 15 metrash, duke çuar në shkatërrimin e një dyqani lulesh dhe një dyqani ëmbëlsirash ndërsa punëtorët ishin brenda.
Dy personat e plagosur u dërguan në spital për trajtim.
Gjetjet paraprake treguan se shembja u shkaktua nga punimet e gërmimit në një kantier ndërtimi aty pranë, të cilat destabilizuan tokën dhe shkaktuan incidentin.
Autoritetet kanë marrë masat e nevojshme ligjore dhe të sigurisë ndërsa hetimet vazhdojnë. /Telegrafi/


