Please enter at least 3 characters.

Momenti kur Jamie Lee Curtis i dhuron një puthje në buzë Michelle Yeoh - pasi u nderua me një çmim në SAG Awards

2023/02/68116009-0-image-a-60_1677470857462.jpg

Jamie Lee Curtis mori vëmendje me veprimin e saj në ceremoninë e SAG Awards 2023.

Aktorja fitoi çmimin për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol dytësor në ndarjen e çmimeve SAG të dielën.

Këtë moment historik ajo e festoi duke i dhënë një puthje në buzë mikeshës së saj, aktores Michelle Yeoh.

Kur Denny Directo i ET Online pyeti për puthjen në prapaskenë pas fitores së saj të madhe, Curtis u duk e befasuar kur mësoi se kjo ndodhi, pasi ajo ishte në një habi të tillë pasi fitoi.

“Une e putha atë? Vërtet?”, pyeti Curtis. “Epo, unë e dua Michele Yeoh. Dua të them, ne e duam njëra-tjetrën”.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktorja shtoi me shaka: “Edhe pse ajo është e martuar, unë e takova burrin e saj në Angli. Ai është i pashëm. Unë gjithashtu e kam një burrë”.

Çmimet vjetore u zhvilluan të dielën, 26 shkurt, në Fairmont Century Plaza në Los Angeles.

Foto: Screenshot/YouTube

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Netlix. /Telegrafi/

Foto: Shutterstock