Please enter at least 3 characters.

Momenti i tmerrshëm kur një traget shpërthen në Meksikë, duke lënë dhjetëra të plagosur (Video)

2018/02/sfsfsf-e1519248157681.jpg

Ky ishte momenti kur një traget shpërtheu në Meksikë duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur rëndë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave, shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00 të orës lokale të mërkurën në Playa del Carmen, një vendpushim popullor turistik.

Barcos Caribe sapo kishte mbërritur në skelë – e cila ishte e mbushur me vendas dhe turistë - pasi kishte vizituar ishullin e Cozumelit, kur një shpërthim i madh shpërtheu në qendër të varkës.

Imazhet e tmerrshme tregojnë njerëz të gjakosur duke u trajtuar, ndërsa shërbimet emergjente nxituan në vendngjarje.

Gjithashtu thuhet se shpërthimi la një ane të tragetit të shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/