")
Please enter at least 3 characters.

Momenti i shpërthimit fatal Ankara (Foto/Video, +18)

2016/03/ankara-sulm-3.jpg

Është postuar videoja që tregon momentin kur ndodhi shpërthimi i sotëm në Ankara të Turqisë.

Shpërthimi, i cilësuar nga autoritetet si sulm terrorist, ka ndodhur në Guvenpark në lagjen Kizilay, një qendër e rëndësishme e transportit dhe tregtisë.

Mediat kanë raportuar se ka shkuar në 33 numri i të vdekurve nga ky shpërthim. Sipas Qeverisë së Turqisë, sulmi është shkaktuar nga një automobil bombë, ndërsa raportohet se ishte sulm vetëvrasës. /Telegrafi/