Please enter at least 3 characters.

Momenti i hedhjes së G4shit nga skena dhe pritja nga publiku

2018/08/gashi.jpg

Reperi shqiptar me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Festivalin Sunny Hill.

Mijëra fansa të muzikës janë grumbulluar edhe në natën e dytë të festivalit të madh muzikor që po zhvillohet në parkun e Gërmisë.

Ylli i muzikës hip-hop që jeton në Brooklyn i ka bërë për vete fansat me performancën e tij mahnitëse.

Një nga momentet interesante ka qenë edhe hedhja e tij nga skena dhe pritja nga publiku.

Labinot Gashi është me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA, ku ka migruar me prindërit e tij.

Që nga vera e vitit të kaluar, ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation.

Nuk ka dyshim se në të ardhmen priten gjëra të mëdha nga reperi shqiptar. /Telegrafi/