Please enter at least 3 characters.

Moment i veçantë - Dua Lipa shfaqet e mbështjellë me flamurin kuq e zi në koncertin për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

2022/11/collage-2-6-scaled.jpg

Nuk ka dyshim se ajo nuk humbet asnjë rast për të treguar krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Bëhet fjalë për yllin e famshëm, Dua Lipa, e cila edhe mbrëmë (e hënë) përgjatë koncertit në Tiranë tregoi dashurinë në një mënyrë të veçantë.

Derisa po performonte me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 27-vjeçarja u shfaq e mbështjellë me flamurin shqiptar – ndërsa ishte e shoqëruar nga valltarët.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, e cila në atë moment kishte të veshur një kostum të zi shkëlqyes, tërhoqi vëmendje me paraqitjen.

Krijuesja e hitit “One Kiss” gjatë mbrëmjes ndërroi disa kostume – ku dukej e mrekullueshme në secilin prej tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Me koncertin në Shqipëri, Dua e mbylli turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Kjo ishte edhe shfaqja e 94-të që e realizoi sivjet, me performanca të shumta të tjera nëpër botë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Foto: Screenshot/Instagram