Modricit nuk i pëlqen teknologjia: Ky nuk është futboll
15/12/2016
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modricit, ka shpërthyer pas ndeshjes gjysmëfinale ku skuadra e tij fitoi 2-0.
Atij nuk i ka pëlqyer përdorimi i teknologjisë në fitoren ndaj Club America.
Luka Modric është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë për të vendosur për rastet e dyshimta në futboll.
I dyshimtë ishte goli i Cristiano Ronaldos që u pranua me ndihmën e teknologjisë që përcaktoi se portugezi ishte në pozitë të rregullt.
“Është diçka e re, nuk më pëlqen, krijon shumë konfuzion”.
“Shpresoj që përdorimi i saj të mos vazhdojë. Për mua nuk është futboll dhe nuk më pëlqen. Ndjenja e parë nuk është e mirë”, ka thënë Modric. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x55bsqm_cf-america-0-2-real-madrid-cristiano-ronaldo-goal_sport


