Please enter at least 3 characters.

Modric thurë lavde për Ramosin: E kam vëlla, është fenomen dhe mbrojtësi më i mirë në botë

2020/07/Ramos-Modric-e1595574101238.jpg
278:"MADRID, SPAIN - JANUARY 19: Sergio Ramos of Real Madrid speaks to Luka Modric of Real Madrid as they warm up prior to the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i ka bërë lëvdata të mëdha kapitenit të ekipit Sergio Ramos, të cilin e ka cilësuar edhe si vëlla

Dyshja arritën të festojnë titullin e La Ligës javën e kaluar, pasi fituan garën e ashpër ndaj rivalëve të Barcelonës.

Senatorët e ekipit ishin më meritorët për këtë arritje të Realit dhe Modric ka zgjedhur ta lavdëroj kapitenin Ramos, të cilin e ka cilësuar si fenomen.

“Vëllai im Sergio është një fenomen”, ka thënë fillimisht Modric për Sportske Novosti.

“Nuk po them vetëm sa për ta thënë, sepse në tetë vjet kemi krijuar një marrëdhënie vërtet të veçantë, jemi të varur si familje, shkojmë me pushime së bashku, ose sepse kemi pasur përvoja dhe suksese fantastike në futboll”.

“Ramos është një gur i çmuar 34-vjeçar, një konkurrent i nivelit të lartë dhe kur e shikon atë duke punuar për veten e tij, është e qartë se sa i përkushtuar është ai dhe sa i uritur është për sukses”.

“Ai është një drejtues ekipi dhe mbrojtësi më i mirë në botë”, përfundoi ylli kroat i Mbretërve. /Telegrafi/